Atletico Madrid rrit ofertën për Hysaj

Skuadra e Atletico Madrid duket se është e vendosur për transferimin e mbrojtësit të kombëtares ‘Kuq e zi’.

Sport

09/06/2019 15:42

Gjasat për transferimin e Elseid Hysaj në Atletico Madrid janë rritur, pas rritjes së ofertës nga madrilenët.

Sipas ‘Corriere dello Sport’, ‘Colchoneros’ po përgatiten të prekin shifrën e 25 milionë eurove, që do të ishte ofertë për 5 milionë më e lartë se ajo e para, transmeton lajmi.net.

Kjo shifër qëndron akoma më poshtë se ajo që është kërkuar nga Napoli, por hapësira është më e vogël, dhe mund të mbulohet me bonuset.

Napoli kërkojnë jo më pak se 30 milionë euro për shërbimet e mbrojtësit të krahut të djathtë.

Për shërbimet e shqiptarit është e interesuar edhe skuadra e Juventus, në rast se Maurizio Sarri merr drejtimin e skuadrës.

Gjithsesi, skuadra në ‘pole position’ është ajo e Atletico Madrid, dhe besohet që shumë shpejtë do ta mbyllin marrëveshjen me Hysaj. /Lajmi.net/