Atletico Madrid merr vetëm barazim kundër Almerias

Atletico Madrid vazhdon me hap prapa në La Liga. Ata kanë ndarë pikët me Almeria, pas barazimit 1:1, shkruan lajmi.net. Angel Correa në minutën e 18` e shënoi golin e vetëm për ‘rojiblancos’. Teksa, për barazimin e rezultatit u përkujdes El Bilal Toure në minutën e 37`. Kështu pjesa e parë u mbyll 1:1. Ndërsa…

Sport

15/01/2023 18:10

Atletico Madrid vazhdon me hap prapa në La Liga.

Ata kanë ndarë pikët me Almeria, pas barazimit 1:1, shkruan lajmi.net.

Angel Correa në minutën e 18` e shënoi golin e vetëm për ‘rojiblancos’.

Teksa, për barazimin e rezultatit u përkujdes El Bilal Toure në minutën e 37`.

Kështu pjesa e parë u mbyll 1:1.

Ndërsa në pjesën e dytë Atletico nuk arritën të bëjnë asgjë, përveç që morën një karton të kuqë.

Ishte Sergio Reguilon që u ndëshkua me dy kartonë të verdhë brenda katër minutave.

Kështu duke lënë ekipin e tij me 10 lojtarë nga minuta e 89`.

Me këtë barazim Atletico pozicionohen në vendin e katërt me 28 pikë.

Kurse, Almeria ndodhen në vendin e 13 me 18 pikë gjithsej./Lajmi.net/