Atletico Madrid me ofertë zyrtare për Emerson

Atletico Madrid kanë shfaqur interesim serioz për Emerson Royal.

Sport

29/06/2022 23:56

‘Rojiblancos’ janë në kërkim të një mbrojtësi krahu, andaj Emerson po shihet si i denjë për klubin spanjoll.

Sipas asaj që po raportohet në Angli, thuhet se drejtuesit e Atleticos kanë bërë ofertë zyrtare për brazilianin, përcjell lajmi.net.

23 vjeçari është i lidhur me Tottenham Hotspur deri në vitin 2026 dhe ka një klauzolë largimi prej 25 milionë euro.

‘Spurs’ e shohin si një lojtar të rëndësishëm për ekipin, andaj Atletico duhet t`i bind ata nëse e duan lojtarin në radhët e tyre./Lajmi.net/