Atletico Madrid ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen ndaj Manchester United
Atletico Madrid ka udhëtuar drejt Mançesterit për ndeshjen e dytë të raundit të 1/16 të Ligës së Kampionëve ndaj Manchester United.
Sport
Trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone ka publikuar listën me lojtarët e ftuar për ndeshjen ndaj Man United. Në mesin e tyre janë rikthyer Jose Maria Gimenez, Kondogbia dhe Hermoso.
Të tre janë ftuar pavarësisht që Gimenez dhe Kondogbia nuk janë stërvitur fare me ekipin, ndërsa Hermoso ka zhvilluar vetëm një seancë.
Lojtarët të cilët nuk arritën të rikuperohen për këtë sfidë janë: Daniel Wass, Vrsaljko, Lemar dhe Cunha, ndërsa Carrasco mungon për shkak të pezullimit, pasi mori kartonin e kuq ndaj Porto.
Ndeshja e parë ndërmjet Atletico Madrid dhe Manchester United ka përfunduar 1:1, ndërsa ndeshja e dytë zhvillohet nesër (e martë), me fillim nga ora 21:00./Lajmi.net/
¡La ????? para el #ManUAtleti! ? pic.twitter.com/MNEppMWSy2
— Atlético de Madrid (@Atleti) March 14, 2022