Atletico Madrid arrin fitore minimale ndaj Cadiz
Përfundon me fitore minimale për Atletico Madridin ndeshja e xhiros së 28-të, ndaj Cadiz.
Sport
Përfundoi me rezultat minimal 2:1, ndeshja ndërmjet Atletico Madrid dhe Cadiz.
Ekipi i Diego SImeones arriti të marrë pikët e plota në këtë takim, në një ndeshje me shumë intensitet.
Ndeshjen e filloi mjaft mirë Atletico ku në minutën e 3` shënoi portugezi Joao Felix, për t`i dhuruar epërsinë ekipit të tij.
Cadizi gjatë pjesë së parë e pati posedimin dhe me rastin e parë drejt portës, arritën të realizonin me Alvaro Negredo.
Pjesa e parë u mbyll me rezultat të barabartë 1:1.
Pjesa e dytë filloi më mirë për Cadizin, që kishin disa raste për shënim, por Jan Oblak ia mohoi golin e dytë mysafireve.
Minuta e 68` e lojës Rodrigo De Paul shënoi për t`ia dhuruar epërsinë ‘los colchoneros’.
Atletico Madrid minutat e fundit të lojës luajti me 10 lojtarë, pas përjashtimit me të kuq të Javi Serrano.
Kjo ishte një ndeshje me mjaft tensione, pasi u dhuruan një numër i madh i kartoneve të kuq, dy për Atleticon një i cili më pas u anulua dhe një për një lojtar që ishte në bankë të Cadizit.
Pas kësaj fitore Atletico Madrid janë momentalisht në vendin e tretë me 49 pikë, ndërsa Cadiz mbeten në vendin e 18 me 25 sosh./Lajmi.net/