Atletico arrin fitore ndaj Deportivo Alaves
Atletico Madrid ka arritur të marrë fitore, në ndeshjen e xhiros së 30-të, në La Liga, ndaj Deportico Alaves.
Sport
Atletico Madrid ka mposhtur me rezultat 4:1 Deportivo Alves.
‘Rojiblancos’, shënuan fitore mjaft të rëndësishme ‘në luftë’ për vendin e tretë në tabelën e La Ligës.
Fillimisht në epërsi kaluan ekipi i Diego Simeone, me golin e Joao Felix në minutën e 11` të ndeshjes.
Pas disa rasteve të tjera gjatë pjesës së parë, Atletico nuk arriti të shënoi. Kështu u mbyll 1:0 pjesa e parë.
Gjatë pjesës së dytë ‘Los colchoneros’ nuk i konkretizuan rastet që kishin, andaj pësuan golin e barazimit.
Ishte minuta e 63` e ndeshje kur Escalante, barazoi për 1:1, shkruan lajmi.net.
Nga pika e bardhë i saktë u tregua sulmuesi, Luis Suarez për t`ia dhuruar epërsinë 2:1 Atleticos.
Për ekipin e Simeones u shfaq sërish portugezi, Joao Felix që shënoi, në minutën e 83`, për 3:1.
Në minutat shtesë shënoi golin e dytë në këtë takim edhe Luis Suarez, për rezultatin final 4:1.
Pas kësaj fitoreje Atletico Madrid ngjitet përkohësisht në vendin e tretë me 57 pikë, tre mv shumë se Barca por ata kanë dy ndeshje më pak, ndërsa Deportivo Alves vazhdon në vendin e fundit me 22 pikë./Lajmi.net/