Atletet e Michael Jordan shiten për një çmim rekord

Atletet e nënshkruara nga basketbollisti legjendar janë shitur për gjysmë milioni.

Sport

18/05/2020 16:15

Niket e mbathura nga Michael Jordan gjatë sezonit të tij fantastik me Bulls ishte pritur të shiten për një shifër rreth 100-150 mijë dollar, por shitja ka kaluar pritshmëritë, shkruan BBC, transmeton lajmi.net.

Më parë, rekordin e mbanin atletet Nike “Moon Shoe” të cilat u shitën për 437,500 dollarë.

Atletet Air Jordan 1 janë të parat që përmbajnë një nënshkrim nga legjenda e basketbollit. Ato u shitën nga koleksionisti Jordan Geller, për një shifër rekord prej 560 mijë dollar. /Lajmi.net/