Atl Madrid – Real Madrid, formacionet zyrtare

Atletico Madrid dhe Real Madrid do të ndeshen në kuadër të xhiros së 26-të të La Ligas.

Sport

07/03/2021 15:11

Atletico Madrid do jetë nikoqir i Real Madridit në Wanda Metropolitano në derbin e qytetit të Madridit, transmeton lajmi.net.

“Los Colchoneros” janë liderë në La Liga, por nuk kanë arritur të mbajnë distancën që kishin me përcjellësit, Realin dhe Barçen.

Atletico ka 58 pikë dhe qëndron në vendin e parë, ndërsa “Los Blancos” kërkojnë të shkurtojnë distancën.

Reali qëndron në vendin e tretë me 53 pikë total.

Atletico do hyjë në këtë duel me skuadër gatitë kompletuar, Herrerra dhe Gimenez nuk do jenë të gatshëm për Diego Simeonen.

Në anën tjetër, Zinedine Zidane ka mungesa të mëdha në formacionin bazë. Carvajal, Hazard, Mariano dhe Sergio Ramos nuk do jenë të gatshëm për këtë ndeshje.

Formacionet zyrtare të klubeve./Lajmi.net/

Atletico Madrid: Oblak; Savic, Felipe, Hermoso; Trippier, Marcos Llorente, Koke, Lemar, Carrasco; Correa, Luis Suarez.

Real Madrid: Courtois, Varane, Nacho, Kroos, Benzema, Modric, Asensio, Casemiro, Lucas, Mendy, Rodrygo.