​ATK dhe AKI në bashkëpunim institucional për mbrojtjen e sigurisë ekonomike të vendit

Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës, Mentor Hyseni, ka takuar sot drejtorin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti. Sipas një njoftimit, ky takim shënon hapjen e një kapitulli të ri në bashkëpunimin institucional, me qëllim fuqizimin e përpjekjeve të përbashkëta për luftimin e dukurive negative që dëmtojnë sigurinë dhe mirëqenien e…

Lajme

10/09/2025 16:57

Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës, Mentor Hyseni, ka takuar sot drejtorin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti. Sipas një njoftimit, ky takim shënon hapjen e një kapitulli të ri në bashkëpunimin institucional, me qëllim fuqizimin e përpjekjeve të përbashkëta për luftimin e dukurive negative që dëmtojnë sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve.

“Bashkëpunimi mes ATK-së dhe AKI-së pritet të tejkalojë objektivin e ngushtë të parandalimit të evazionit fiskal, duke u shtrirë në adresimin e fenomeneve të tjera që rrezikojnë integritetin ekonomik dhe shoqëror të vendit”, thuhet në njoftimin e ATK-së.

Më tej thuhet se të dy drejtuesit nënvizuan rëndësinë e koordinimit të vazhdueshëm, shkëmbimit të informacionit dhe forcimit të kapaciteteve institucionale për mbrojtjen e interesit publik.

“U theksua po ashtu se ky bashkëpunim do të kontribuojë në rritjen e transparencës, besimit qytetar dhe në ndërtimin e një sistemi më të drejtë e më të sigurt për të gjithë”, thuhet në njoftim.