Atalanta në epërsi ndaj Interit pas pjesës së parë

Inter është në disavantazh pas pjesës së parë ndaj Atalantës me rezultat 2-1.

Sport

25/09/2021 18:54

Vendasit e nisën më mirë ndeshjen duke hapur llogarinë në minutën e 5-të me anë të Lautaro Martinez i cili realizoi një eurogol, pas një asistimi të Nicolo Barellas.

Mysafirët u kundërpërgjigjën mjaft mirë duke e përmbysur rezultatin brenda tetë minutave.

Ishte Malinovsky fillimisht i cili barazoi shifrat në minutën e 30-të, gjersa Toloi i dha avantazhin Atalantas me golin e tij të dytë në minutën e 30-të, me të cilin gol u përmbyll pjesa e parë. \

Mbetet të shihet se si do të reagojë skuadra e Inter pas pjesës së dytë, pasi ‘zikaltrit’ ishin në disavantazh pas pjesës së parë edhe në ndeshjen e kaluar ndaj Fiorentinas, megjithatë përmbysën gjithçka në pjesën e dytë me tre gola të realizuara. /Lajmi.net