Atalanta ‘dëmtohet’ shumë nga pjesa e parë

Pas 45 minutave të parë është mbyllur me rezultat të barabartë pa gola ndeshja mes Atalanta dhe Real Madrid.

Sport

24/02/2021 21:49

Atalanta u ‘dëmtua’ shumë nga kjo pjesë e parë, pasi fillimisht u ndëshkua me karton të kuq Remo Freulet në minutën e 17-të, shkruan lajmi.net.

Më pas, në minutën e 29-të, një nga sulmuesit kryesor, Duvan Zapata, u lëndua dhe u largua nga loja.

Real Madrid pati posedimin e topit dhe krijoi më shumë raste por pa arritur të shënojë gol./Lajmi.net/