“Ata m’i sjellin, unë i nënshkruaj” – Konjufca flet për punësimet familjare në diplomaci, nuk i mohon lidhjet se kanë lidhje me VV-në

Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, është deklaruar për emërimet e shumë familjarëve të pushtetarëve në diplomaci. Ai e ka pranuar se ai nuk merret me emra. Ai ka bërë me dije se vetëm i nënshkruan vendimet që ia sjellin. “Nuk merrem me emra të veçantë. I kemi bërë 54…

Lajme

05/11/2026 15:00

Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, është deklaruar për emërimet e shumë familjarëve të pushtetarëve në diplomaci.

Ai e ka pranuar se ai nuk merret me emra.

Ai ka bërë me dije se vetëm i nënshkruan vendimet që ia sjellin.

“Nuk merrem me emra të veçantë. I kemi bërë 54 lëvizje në Ministrin e Punëve të Jashtme. Këtu është një komision profesional që e kemi caktuar, përbehet edhe prej ambasadorëve. Unë nuk merrna me emra. Ata vetëm m`i sjellin, unë i nënshkruaj”, ka thënë Konjufca.