“Ata e duan këtë lojtar”, Romano zbulon futbollistin që Liverpool e do gjatë janarit

Liverpool raportohet se janë duke ndjekur yllin e Villarrealit, Arnaut Danjuma.

Sport

11/11/2021 10:57

Gazetari italian, Fabrizio Romano, zbuloi se Danjuma është shumë i vlerësuar nga “Reds” dhe ekziston mundësia e transferimit në afatin kalimtar të janarit.

Danjuma ka shkëlqyer në të kaluarën në La Liga dhe gjithashtu ka fituar vëmendjen e Bournemouth.

Liverpool do jetë pa Mohamed Salah dhe Sadio Mane, ngase do luajnë për Kombëtaret e tyre në Ligën e Kombeve të Afrikës, prandaj është shans i mirë për të sjellë sulmues në skuadër.

Romano mendon se Liverpool është admirues i madh i holandezit, por sugjeron që Villarreal mund ta bëjnë marrëveshjen e vështirë në këtë afat të janarit.

“Në janar ata do kenë problem, Mohamed Salah dhe Sadio Mane do shkojnë në Kupën e Afrikës, kjo është arsyeja që kërkojnë sulmues dhe me kanë thënë më shumë si mesfushor para sulmuesve të krahut, por të shohim nëse do gjejnë ndonjë të duhur. Ata gjithmonë punojnë kështu, nuk bëjnë panik, por nëse kanë mundësi të mirë, po”.

“Danjuma nga Villarreal është duke bërë punë fantastike, ata e duan këtë lojtar, e vlerësojnë lojtarin te Liverpool, por Villarreal nuk ka vëmendje të nis negociatat për të në janar, por thjeshtë të përmendet lojtar të tillë”, nënvizoi ai.

Ndërkohë, mbetet të shihet nëse do arrihet ndonjë marrëveshje me Villarrealin për sulmuesin këmbëshpejtë./Lajmi.net/