Astrofotografi krijon një imazh mahnitës të përbërë të hënës

Një fotograf ka marrë fotografitë më të qarta në botë të hënës, duke kombinuar fazat e saj në një pamje të mahnitshme.

Fun

06/05/2020 08:58

Astrofotografi Andrew McCarthy grumbulloi mijëra fotografi së bashku në fazat e hënës, transmeton lajmi.net.

Duke postuar në Instagram, zoti McCarthy me qendër në Kaliforni e përshkroi pamjen e parë, të titulluar “All Terminator”, si një skenë të pamundur. Ai ka rreshtuar dhe përzier ato për të treguar strukturën e pasur në të gjithë sipërfaqen.

Terminatori Hënor është linja midis dritës dhe anës së errët të Hënës. Dielli është më afër horizontit në terminator, duke krijuar hije të gjata të cilat i japin sipërfaqes një pamje tre-dimensionale.

Këto hije e bëjnë sipërfaqen e Hënës më të qartë dhe karakteristikat si kraterat më të dukshme. /Lajmi.net/