Astrit Gashi e konfirmon incidentin fizik mes Zemajt dhe një qytetari në sheshin e Prishtinës

Sot pasdite, gjatë xhirimit të një interviste me deputetin e Kuvendit të Kosovës, Armend Zemaj, ka ndodhur një incident fizik mes tij dhe një qytetari në sheshin e Prishtinës. Lidhur me ngjarjen ka reaguar analisti Astrit Gashi, i cili përmes një postimi ka bërë të ditur se për incidentin është njoftuar Policia e Kosovës dhe…

Lajme

24/10/2025 16:20

Sot pasdite, gjatë xhirimit të një interviste me deputetin e Kuvendit të Kosovës, Armend Zemaj, ka ndodhur një incident fizik mes tij dhe një qytetari në sheshin e Prishtinës.

Lidhur me ngjarjen ka reaguar analisti Astrit Gashi, i cili përmes një postimi ka bërë të ditur se për incidentin është njoftuar Policia e Kosovës dhe se organet e rendit kanë marrë të gjitha pamjet e xhiruara nga kamera, raporton lajmi.net

“Te dashur miq, sot pasdite gjate xhirimit te nje interviste me deputetin e Kuvendit te Kosoves Armend Zemaj, ka ndodhur nje incident fizik mes ketij te fundit dhe nje qytetari. Per incidentin eshte lajmeruar Policia e Kosoves, e cila i ka marre te gjitha pamjet e xhiruara nga kamera. Per te lejuar hetimin policor e pa penguar dhe pa ndikuar, nuk do te leshohem ne detaje te incidentit. Si individ dhe media ndjejme keqardhje te thelle per incidentin si dhe mbetem i hapur per te bashkepunuar me cdo forme me organet e rendit, per zbardhjen deri ne fund te ketij rasti,” ka shkruar Gashi./Lajmi.net/