Astrit Ademaj, fillon ditën me homazhe te Shtatorja e ikonës së Pejës, Haxhi Zeka

Pas zyrtarizimit të kandidaturës së tij për kryetar të Komunës së Pejës, Astrit Ademaj ka bërë homazhe para shtatores së atdhetarit pejan Haxhi Zeka.

Lajme

31/07/2021 14:40

Nisja e projekteve të mëdha për vendin gjithmonë kërkon motivimin nga historitë e figurave që bënë shumë për vendin. I tillë ishte Haxhi Zeka, pejani që bëri e dha çdo gjë për të sjellë dritë mbi vendin e tij. Prandaj, jo rastësisht jam këtu sot, për të filluar projektin tim për Pejën, për Pejën e Haxhi Zekës, për të sjellë krenarinë e munguar qytetit të tij, u shpreh Ademaj.

Në ditën e parë të aktivitetit të tij për kryetar të Pejës, Ademaj ka vazhduar me nderimin e dëshmorëvetē luftës së UÇK-së. /Lajmi.net/