Aston Villa luftoi por nuk ia doli, PSG-ja në gjysmëfinale
Aston Villa ka bërë një ndeshje spekakolare ndaj PSG duke fituar me rezultat 3-2 në ndeshjen kthyese në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve, ku francezët kalua tutje fal fitores 3-1 në ndeshjen e parë. Ndeshja nisi më mirë për francezët që kishin raste shumë të mira, duke gjetur pastaj edhe golin. Ishte Achraf Hakimi ai…

Sport
Aston Villa ka bërë një ndeshje spekakolare ndaj PSG duke fituar me rezultat 3-2 në ndeshjen kthyese në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve, ku francezët kalua tutje fal fitores 3-1 në ndeshjen e parë. Ndeshja nisi më mirë për francezët që kishin raste shumë të mira, duke gjetur pastaj edhe golin.
Ishte Achraf Hakimi ai që realizoi në minutën e 11-të për 1-0.
Aston Villa iu kthye ndeshjes duke krijuar raste me Pau Tores dhe Morgan Rogers, por fati nuk ishte me anglezët.
PSG në rastin tjetër të mirë gjetën golin e dytë, me Nuno Mendes që përfitoi nga një pasim i Ousmane Dembeles për të shënuar për 2-0.
Anglezët arritën ta hapnin ndeshjen në minutën e 34-të, Youri Tielemans që arriti ta mposht Gianluigi Donnarumman edhe me ndihmën e një devijimi.
Deri në fund edhe pse të dy skuadra tentuan, rezultati nuk ndryshoi më në pjesën e parë.
Pjesa e dytë nisi në mënyrën më të mirë për francezët, kur në minutën e 55-të, John McGinn shënoi gol të bukur për 2-2.
Pas vetëm dy minutash, Aston Villa mori epërsinë, me Marcus Rashford që depërton bukur në zonë dhe asiston te Enzi Konsa që shënoi për 3-2.
Anglezët morën zemër dhe ishte një pritje e jashtëzakonshme e Gianluigi Donnarummas, që nuk la të ndryshohet rezultati.
PSG kaloi tutje në gjysmëfinale me rezultat të përgjithshëm 5-4.