Aston Martin i mbyll derën Vettel: Nuk planifikojmë të ndërrojmë pilotët
Skuadra e Aston Martin i ka mbyllur derën Sebastian Vettel.

Sport
Vettel ka bërë të ditur se do të largohet nga Ferrari në fund të këtij sezoni, dhe piloti gjerman tashmë është emri më i diskutuar në botën e F1.
Sugjerimet janë të shumta për katër herë kampionin e botës, dhe një nga skuadrat e mundshme të përmendura ishte edhe Aston Martin.
Por, shefi ekzekutiv i kësaj skuadre, Otmar Szafnauer ka bërë të qartë se nuk janë në kërkim të ndonjë piloti të ri.
“Për vitin tjetër, me rëndësi do të jetë emri i skuadrës, jo i pilotëve”, ka thënë Szafnauer, transmeton lajmi.net.
Kjo shpreh shqetësimin e shefit ekzekutiv për skuadrat e Formula 1, të cilat mund të falimentojnë si pasojë e Covid-19. /Lajmi.net/