Asteroidi që do fluturojë në afërsi të Tokës do ketë “vendosur maskën”
Një asteroid i madhësisë së malit Everest do të fluturojë në afërsi të Tokës javën e ardhshme. Astronautët kanë kapur një foto të objektit derisa lëviz drejt planetit tonë.
Fun
Observatori Arecibo në Porto Riko kapi një imazh radar të asteroidit 1998 OR2 që do të kalojë Brenda 6.2 kilometra largësi prej nesh më 29 prill, shkruan Daily Mail, transmeton lajmi.net.
Ekipi aktualisht është duke vendosur maska në objektin operues, për të kufizuar përhapjen e koronavirusit dhe kanë krahasuar pamjen e objektit me veten e tyre.
“TeamRadar dhe stafi i Vëzhgimit NAIC po marrin masat e duhura të sigurisë derisa vazhdojnë vëzhgimet”, thuhet në një cicërimë të NAIC.
“Këtë javë ne kemi qenë duke vëzhguar asteroidin 1998 OR2, i cili duket sikur ka maskë!”, thuhet tutje në cicërimë.
Asteroidi u zbulua për herë të parë nga NASA në 1998, dhe thuhet se është ‘mjaft i madh për të shkaktuar efekte globale’ nëse do të godiste Tokën – por agjencia hapësinore amerikane thotë se nuk ekziston një mundësi e tillë. /Lajmi.net/