Aspas: Courtois është portieri më i mirë në botë

Pas humbjes së Celta Vigo 1:2, në ndeshjen e xhiros së 30-të, në La Liga, ndaj Real Madridit, foli Iago Aspas.

Sport

02/04/2022 22:08

Real Madridi mposhti Celta Vigon me rezultat minimal 1:2.

Ylli I Celtas, Iago Aspas, u shfaq në fund të ndeshjes në mikrofonat e Movistar+, për të analizuar humbjen e pësuar ndaj Real Madridit.

Ai kishte disa raste për shënim, por ia mohoi Thibaut Courtois.

Pas pritjeve që bëri Courtois, ai tha për belgun, se është portieri më i mirë në botë.

“Thibo është portieri më i mirë në botë”, tha Aspas për Movistar+, pëcjell lajmi.net.

Ai është një portier i madh dhe e shpëton Madridin shumë herë, ashtu ka ndodhur edhe në Ligën e Kampionëve, duhet t`i përgëzojmë”, vazhdoi ai.

Spanjolli në 28 paraqitje këtë sezon me Celta Vigo, ka shënuar 13 gola dhe ka dhuruar katër asistime./Lajmi.net/