ASK: Deficiti tregtar prej 21,5% në maj 2025, krahasuar me majin e 2024-s – Eksporti mbulon importin për me 13,5%

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit për muajin maj 2025. Sipas ASK-së të dhënat nga tregtia e jashtme e mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar prej 21,5% në muajin maj 2025, në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2024, gjegjësisht në…

Lajme

23/06/2025 15:33

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit për muajin maj 2025.

Sipas ASK-së të dhënat nga tregtia e jashtme e mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar prej 21,5% në muajin maj 2025, në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2024, gjegjësisht në vlerë prej 523,4 milionë euro, krahasuar me deficitin prej 430,6 milionë euro në vitin 2024. Sipas tyre, eksporti mbulon importin me 13,5%.

“Eksporti i mallrave në muajin maj 2025 kishte vlerën 81,4 milionë euro, ndërsa importi 604,7 milion euro, që është një rënie prej (-0,5%) për eksport, si dhe një rritje prej 17,1% për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2024”, thotë ASK-ja.

Agjencia e Statistikave ka publikuar të dhëna të grupeve kryesore të eksportit ku thuhet se 24,4% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 14,7% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 13,1% e përbëjnë ushqimet e përgatitura; 9,9% e përbëjnë artikujt e ndryshëm të prodhuar; pijet dhe duhani; 8,2% e përbëjnë tekstili dhe artikujt nga tekstili.

Ndërsa. Tregon ASK-ja, sipas të dhënave të grupeve kryesore të importit,  13,0% e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 12,6% e përbëjnë mjetet e transportit; 12,3% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 11,0% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 9,9% e përbëjnë produktet minerale.

Të dhënat e publikuara nga ASK-ja tregojnë se eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 29,0 milion euro, ose rreth 35,6% e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 2,3%. Ndërsa, partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE ishin: Gjermania (12,5%), Italia (3,5), Holanda (3,1%),

Sipas ASK-së, importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 265,1 milion euro, ose 43,8% e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 13,0%. Importet me pjesëmarrje me të lartë ishin nga: Gjermania (14,6%), Italia (5,1%), Polonia (5,1%).

Kanë treguar edhe për eksportet dhe importet e Kosovës me vendet e CEFTA-s. Raporti tregon se eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s arritën në 34,5 milion euro, ose 42,5% të eksporteve të përgjithshme, me një rënie prej (-13,0%). Partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-s, sipas ASK-së ishin: Maqedonia e Veriut (14,8%), Shqipëria (13,6%), Mali i Zi (6,5%), Serbia (6,1%).

Importet nga vendet e CEFTA-s arritën në 69,6 milion euro, ose 11,5% të importeve të përgjithshme, me një rritje prej 3,3%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Maqedonia e Veriut (3,7%), Serbia (3,4%), Shqipëria (3,3%).

Ndërkohë eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 17,9 milion euro. Si partnerë më të rëndësishëm, beget e ditur në raport, nga këto vende për eksport ishin: Zvicra  dhe Turqia.

Ndërkohë, importet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 270,0 milion euro, dhe vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin: Turqia, dhe Kina.