Asensio: Rikthimi nga lëndimi i vështirë

Sulmuesi i Real Madrid, Marco Asensio, ka folur për lëndimin e tij, ku tha se nuk ishte e lehtë të rikthehej dhe se njerëzit nuk e dinë mundin që ka bërë.

Sport

03/01/2021 08:30

Marco Asensio është i kënaqur që po përjeton formë të mirë ndërsa ai vazhdon të rigjejë formën e tij pas rikthimit të tij nga lëndimi që e mbajti jashtë fushave të blerta për një kohë të gjatë, transmeton lajmi.net.

Ai shënoi dhe asistoi në fitoren 2-0 të Real Madrid ndaj Celta Vigo të shtunën, reprezentuesi spanjoll kaloi afërsisht një vit jashtë fushe gjatë sezonit 2019-2020 pasi pësoi një lëndim serioz në gju gjatë një miqësore para-sezonale.

24 vjeçari filloi ndeshjen e tij të tretë radhazi për “Los Blancos” kundër Celta Vigo. Ai u shpreh i kënaqur me rikthimin e tij por tha se i është dashur shumë punë dhe mund dhe se njerëzit nuk e përceptojnë këtë.

“Ju po e shihni tani, njerëzit nuk e dinë që është një proces i gjatë”, tha ai.

“Unë jam në rrugën e duhur dhe duke punuar shumë për të sjellë më të mirën time, luajtëm mirë dhe gjëja më e rëndësishme është që ekipi të marrë tre pikë”, shtoi ai.

Reprezentuesi spanjoll foli edhe për ndeshjen ndaj Elches dhe gabimet që bënë “Los Blancos”.

“Ju largoheni me një ndjenjë të keqe, ne patëm një lojë të mirë, megjithëse nuk i morrëm tre pikët. Sot, ju patë një anë tjetër të këtij ekipi, patëm raste dhe shënuam”, përfundoi Marco Asensio./Lajmi.net/