Asensio i ofrohet Man Unitedit dhe Arsenalit

Marco Asensio mund të përfundojë në Premier League. Fabrizio Romano ka dhënë disa të reja lidhur me lojtarin e Real Madrid, Marco Asensio, tani kur jemi pak kohë para mbylljes së afatit kalimtar të verës. Agjenti i Asensio thuhet t’i ketë ofruar shërbimet e lojtarit te dy skuadrat angleze, Manchester United dhe Arsenal, përcjell lajmi.net.…

Sport

29/08/2022 18:40

Marco Asensio mund të përfundojë në Premier League.

Fabrizio Romano ka dhënë disa të reja lidhur me lojtarin e Real Madrid, Marco Asensio, tani kur jemi pak kohë para mbylljes së afatit kalimtar të verës.

Agjenti i Asensio thuhet t’i ketë ofruar shërbimet e lojtarit te dy skuadrat angleze, Manchester United dhe Arsenal, përcjell lajmi.net.

Marrëveshja e United me Antony të Ajax mund ta lë Arsenalin si destinacion të vetëm të mundshëm në Angli.

Megjithatë, gjatë verës, edhe Milan ka shprehur interesim për lojtarin dhe nuk përjashtohet mundësia që të kryhet një lëvizje në orët e fundit.

Mbetet të shihet nëse Asensio do të largohet nga Real Madrid, dhe nëse po, cili do të jetë destinacioni i tij. /Lajmi.net/