Asamblisti i VV-së: Hapësira e “Prishtina Parking” iu dha biznesmenit të afërt me LDK-në Ragip Mustafa, përfitoi 500 mijë euro për 2 vite

Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Qlirim Gërbeshi, ka bërë akuza në adresë të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe zyrtarëve të saj, duke pretenduar se një hapësirë publike e menaxhuar nga “Prishtina Parking” i është dhënë një biznesmeni të lidhur me këtë subjekt politik. Sipas tij, zyrtarë të LDK-së, përfshirë Sokol Havolli,…

Lajme

29/04/2026 15:38

Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Qlirim Gërbeshi, ka bërë akuza në adresë të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe zyrtarëve të saj, duke pretenduar se një hapësirë publike e menaxhuar nga “Prishtina Parking” i është dhënë një biznesmeni të lidhur me këtë subjekt politik.

Sipas tij, zyrtarë të LDK-së, përfshirë Sokol Havolli, kanë ndërhyrë që hapësira të jepet për shfrytëzim te biznesmeni Ragip Mustafa, i njohur në opinion si “Ragip Zhaba”, me arsyetimin se ajo ishte “hapësira më e mirë”.

Gërbeshi ka deklaruar se për një periudhë prej 2 vitesh e 3 muajsh, biznesmeni në fjalë ka përfituar rreth 497 mijë e 692 euro e 41 cent nga kjo marrëveshje.

Deklarimet e tij janë bërë gjatë një seance në Kuvendin Komunal të Prishtinës, ku ai ka ngritur dyshime për mënyrën e dhënies së hapësirave publike dhe përfitimet e realizuara nga to. /Lajmi.net/