Asambleja e FSHF / Mbyllet proçesi i votimeve, nis menjëherë numërimi i votave

12:17 | 7 Shkurt 2018

.

Futbolli shqiptar zgjedh sot nga Durrësi drejtuesin e ri për 4 vitet e ardhshme si dhe anëtarët e rinj të Komitetit Ekzekutiv.

12:11. Mbyllet proçesi i votimit. Nis numërimi i votave.

11:50 Presidenti i Luftëtarit, Grigor Tavo e pa dy herë fletën e votimit dhe ishte pishman për zgjedhjen e tij.

11:40. Ka nisur proçesi i votimit, i pari është thirrur emri i presidentit të Skënderbeut, Ardijan Takaj. Presidentët votojnë në radhë sipas renditjes aktuale të Superiores.

11:20 Anëtarët e Komitetit Ekzekutiv kanë lënë poltronin dhe janë shpërndarë në sallë, deri në momentin e votimit

11:05 Delegatët janë rikthyer nga pushimi. Fjalën e ka marrë Armand Duka, i cili po mban një fjalim për arritjet në futbollin shqiptar. Më pasë me radhë Fino dhe Hala.

10:57 Të dy kandidatët për president, janë ulur së bashku në barin e hotelit, për të konsumuar një kafe gjatë 15 minutëshit të pushimit, të shoqëruar edhe nga Koço Kokëdhima. Mësohet se ka pasur një debat me tone të ashpëra dhe Bashkim Fino i ka kërkuar Dukës llogari për njëanshëri në Asamble.

10: 50 Të dy kandidatët janë shoqëruar nga zv.presidenti i UEFA, drejt hollit të hotelit.

10: 45 Duka dhe Fino përfitojnë nga pushimi për t’i shtrënguar dorën njëri-tjetrit.

10:40 Caktohen 15 minuta pushim. Duka propozon qe ti jepet fjala Finos dhe Halës para fillimit te votimit

10:30 Miratohet buxheti për vitin 2018, ka vetëm një votë kundër. Miratohet kompania Deloitte Albania për menaxhimin e finanancave.

10:26 Jashtë sallës së Asamblesë ndodhet edhe kandidati për kryetar i FSHF-së, Shpëtim Halo.

10:17 Demit dhe Tushes, i janë bashkuar jashtë për të tymosur një cigare edhe kandidati, Bashkim Fino, trajneri i Partizanit, Sulejman Starova, si dhe ish-sulmuesi i Vllaznisë, Edi Martini.