‘AS’: Real Madrid synon transferimin e Cancelo

Joao Cancelo është në listën e dëshirave të Real Madrid. Ylli portugez, Cancelo, i cili luan si mbrojtës krahu te skuadra e Manchester City, tani konsiderohet si një nga më të mirët në pozitën e tij. Sipas raportimeve të ‘AS’, Real Madrid ka filluar ta monitorojë situatën e Cancelo, përcjell lajmi.net. ‘Los Blancos’ thuhet se…

Sport

29/09/2022 08:11

Joao Cancelo është në listën e dëshirave të Real Madrid.

Ylli portugez, Cancelo, i cili luan si mbrojtës krahu te skuadra e Manchester City, tani konsiderohet si një nga më të mirët në pozitën e tij.

Sipas raportimeve të ‘AS’, Real Madrid ka filluar ta monitorojë situatën e Cancelo, përcjell lajmi.net.

‘Los Blancos’ thuhet se po përgatiten të bëjnë një lëvizje për të gjatë merkatos së verës.

Cancelo do të ishte zëvendësuesi ideal për Dani Carvajal, i cili po numëron vitet e fundit të karrierës së tij.

Mbetet të shihet se çfarë ofertë do të bëjë Reali për kartonin e Cancelo. /Lajmi.net/