AS jep lajm të jashtëzakonshëm për të ardhmen e Bale
Mediumi spanjoll, AS, ka thënë se Gareth Bale po shqyrton edhe mundësinë e pensionimit nga futbolli në vitin 2022.
Sport
Lojtari i Real Madrid, Bale është në huazim te Tottenham Hotspur deri në përfundimin e këtij sezoni, mirëpo as këtu nuk ka ri-gjetur formën e tij më të mirë.
Uellsiani është duke kaluar në një periudhë të ‘errët’ të karrierës së tij dhe AS raporton se mund të pensionohet sezonin tjetër.
31 vjeçari ka edhe një kontratë me klubin e Real Madrid dhe ai veçse po flitet që mund të marrë një vendim të papritur në karrierën e tij.
Bale ka shënuar 12 gola me skuadrën e Spurs këtë sezon, ku 3 prej tyre janë në Ligën e Kampionëve e nëntë të tjerë në Premierligë./Lajmi.net/