AS: Edhe portieri i Realit ka statistika më të mira se Jovic

Kur Real Madrid vendosi të paguante 60 milionë euro për Luka Jovic verën e kaluar, një mrekulli e madhe pritej.

Sport

31/01/2020 09:20

Drejtuesit e Real Madrid besuan shumë në sulmuesin serb, duke e marrë atë si zëvendësim të Karim Benzemas, dhe për shërbimet e tij i paguan 60 milionë euro skuadrës gjermane Eintracht Frankfurt.

Vetëm gjysmë viti më vonë, ai transferim u shndërua në një nga transerimet më të këqija në histori të Real Madridit.

Serbi ka shënuar vetëm një gol në gjashtë muaj, dhe mundësia ishte aty sepse Zidane i jepte minuta pas lëndimeve të Eden Hazard dhe Gareth Bale.

Ndeshja e fundit që Jovic e filloi nga minuta e parë, ishte ajo kundër Real Zaragozës në Kupën e Mbretit, ku serbi pati një paraqitje të dobët, sipas statistikave.

“Jovic ka prekur topin edhe më pak se portieri Areola, i cili e bëri atë 34 herë. Ai kishte vetëm shtatë pasime, madhe tre herë më pak se portieri francez”, shkruan AS, që kritikon ashpër Jovicin./Lajmi.net/