Arturo Vidal ka një mesazh para ndeshjes me Milanin

Mesfushori i Interit, Arturo Vidal, ka postuar një mesazh mbështetës para derbit ndaj Milanit.

Sport

21/02/2021 14:19

Arturo Vidal ka postuar një mesazh në mbështetje të skaudrës së tij para derbit të 208-të të Milanit dhe Interit që do të zhvillohet në kuadër të Serie A, transmeton lajmi.net

Kiliani ka shfrytëzuar rrjetin e tij social, Instagram, për të dhënë një mesazh mbështetës. Conte nuk e ka përzgjedhur Vidalin në 11-shen e parë, ku ka preferuar Christian Eriksen në vend të tij pas paraqitjeve të mira të danezit në ndeshjet e fundit.

Por kjo nuk ka ndalur Vidal që të mbështesë skuadrën.

“Sot duhet të jemi bashkë më shumë se kurrë tjetër si skuadër”, tha ai.

“Të shkojmë e të marrim tre pikët, ti bëjmë të gjithë të shohin kush jemi dhe çfarë mund të bëjmë dhe ku duam të arrijmë”, tha Vidal.

“Forca Inter”, përfundoi Arturo Vidal./Lajmi.net/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Arturo Vidal (@kingarturo23oficial)