Arton Konushevci emërohet zëvendësministër i parë i Administrimit të Pushtetit Lokal
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Arton Konushevci në pozitën e zëvendësministrit të parë në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal. Në një komunikatë për media, Kryeministri Kurti e ka uruar Konushevcin për detyrën e re dhe i ka dëshiruar suksese në përmbushjen e përgjegjësive që sjell kjo pozitë, raporton lajmi.net Emërimi i Konushevcit…
Lajme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Arton Konushevci në pozitën e zëvendësministrit të parë në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal.
Në një komunikatë për media, Kryeministri Kurti e ka uruar Konushevcin për detyrën e re dhe i ka dëshiruar suksese në përmbushjen e përgjegjësive që sjell kjo pozitë, raporton lajmi.net
Emërimi i Konushevcit vjen në një moment kur Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal po fokusohet në forcimin e kapaciteteve institucionale dhe koordinimin më të mirë të pushtetit lokal me qeverinë qendrore.
Kryeministri Kurti ka theksuar rëndësinë e rolit të zëvendësministrit për implementimin e politikave që synojnë zhvillimin e komunave dhe shërbimeve më të mira për qytetarët./Lajmi.net/