Artistët shqiptarë zgjedhin vende luksoze për të pushuar, këto janë çmimet që paguajnë

Estrada shqiptare edhe sivjet si çdo sezonë tjetër kanë qenë shumë të angazhuar me projekte muzikore.

ShowBiz

30/08/2018 13:13

Ata janë fokusuar që këngët e tyre të jenë sa më verore për t’iu përshtatur sezonës dhe të marrin klikime në kanalin ‘Youtube’, shkruan lajmi.net

Disa i janë gëzuar milionëshit e disa nuk është se janë marrë me numra. I rëndësishëm qëndron fakti se të dyja palët nuk kanë qenë keq me mbrëmje muzikore e koncerte, edhe sivjet si çdo vit tjetër.

Duke qenë se e bëjnë një punë të lodhshme e cila edhe paguhet, këngëtarët tanë thonë se meritojnë pushime luksoze të cilave pothuajse çdo vit radhazi nuk u ndahen.

Ata publikojnë fotografi të ndryshme nëpër rrjete sociale ku ndajnë me ndjekësit pak nga momentet e vendit në të cilin po relaksohen, qoftë me familje apo shoqërinë. E duke qenë se numri i fansave që u intereson për jetën e tyre prej ‘vipa-sh’ është i madh, ata sigurisht duan ta dinë se sa shpenzon një artist për t’i kaluar pushimet luksoze.

Andaj lajmi.net ka bërë një analizë në të cilën nga disa burime ka nxjerrë ekskluzivisht disa prej çmimeve që artistët shqiptarë paguajnë për t’i kaluar pushimet.

Kujtojmë se në fillim të sezonës, gjatë saj dhe në fund ndyshojnë çmimet, mirëpo për standardin tonë sërish janë të larta.

Robert Berisha me familjen

Muzikanti i njohur, njëherësh edhe këngëtar i suksesshëm, Robert Berisha ka zgjedhur shtetin turk për të pushuar me familjen e ngushtë, gruan Nora Istrefi dhe vajzën Renee.

Pothuajse gjatë gjithë verës të dy ishin shumë të angazhuar me koncerte, andaj pushimin që po e bëjnë e kanë merituar.

Ata janë vendosur në njërin prej hoteleve luksoze në të cilin pagesa për një natë, për një person sillet rreth 732 euro.

Ermal Fejzullahu me familjen 

Këngëtari Ermal Fejzullahu me gruan e tij Arianën dhe fëmijët këtë vit kanë shkuar në pushime më herët, saktësisht në muajin Qershor, e më pas Ermali ka qenë i angazhuar me mbrëmje të shumta.

Edhe ata kanë zgjedhur Turqinë për t’u relaksuar dhe çmimi për një person sillet rreth 350 euro.

Big Mama

Këngëtarja Big Mama ka zgjedhur poashtu shtetin turk për të pushuar. Njëri prej hoteleve ku po pushon ajo është poashtu luksoz dhe çmimet nuk janë edhe aq të lira.

Aty nata për një person paguhet rreth 257 euro nata për një person.

Duke qenë se është ‘single’, të paktën kështu po deklarohet në media, Bigi ka shkuar në det me mike.

Gjiko dhe Elita Rudi

Çifti simpatik njihen për jetën luksoze që bëjnë. Pothuajse gjatë gjithë kohës së lirë ata kanë udhëtuar në vende të ndryshme për t’u relaksuar.

Elita Rudi dhe Gjiko këtë vit patën pushime të paharruara në Maldives, ku shkuan në Janar të po këtij viti, atje ku çmimi varësisht hotelit sillet rreth 300 euro nata për person. 7 netë 1700 euro.

Dyshja edhe fillimin e verës, muajin Qershor kanë përjetuar pushime të paharruara mirëpo nuk e kanë zbuluar vendin.

Gjatë kësaj analize të bërë po del që artistët shqiptarë fitojnë nga koncertet mirëpo edhe shpenzimet i kanë të shumta, duke filluar nga veshjet me marka nga më të shtrenjat e deri tek pushimet e tilla super luksoze.

Disa prej tyre janë parë t’i kenë nisur poashtu pushimet mirëpo kanë preferuar mos t’i zbulojnë lokacionet se ku ndodhen.

Ka të atillë që ende po mirren me koncerte, mbrëmje muzikore e dasma dhe pushimet sigurisht do t’i nisin në muajin shtator ashtu siç kanë bërë shpesh, mirëpo duhet kujtuar se kjo mund të jetë edhe në favor të tyre pasi çmimet atë kohë shkojnë me zbritje./Lajmi.net/

A.A