Arthur Melo ndryshon mendje: Ronaldo është më i miri i të gjitha kohërave

Nuk ka shkuar shumë larg dhe mesfushori i Juventusit, Arthur Melo ka ndryshuar mendimin rreth lojtarit më të mirë në histori.

Sport

19/01/2021 10:19

Sa ishte duke luajtur pranë Lionel Messit, braziliani e quajti argjentinasin si më i miri i të gjitha kohërave, transmeton lajmi.net.

Sidoqoftë, tani që është pjesë e Juventusit mendon se portugezi është ‘Goat’. Arthur tha se Ronaldo stërvitet si kafshë dhe iu tregon se çfarë duhet të hanë.

“Cristiano Ronaldo e shpreh vetën më shumë se Messi dhe kam lidhje të mirë me të gjithë. Flasim të njëjtën gjuhë që e bën më të lehtë”.

“Messi bën shumë aksione. E demonstron vetën kur pranon topin, me dëshirën për të fituar lojën dhe të gjithë bashkëlojtarët e vërejnë këtë”.

“Do shkoja me Ronaldon si më i miri i të gjitha kohërave. Nuk jam shumë i afërt, por kemi lidhje të mirë”.

“Cristiano asnjëherë nuk të le poshtë kur të nevojitet diçka, gjithmonë i gatshëm. Stërvitet si kafshë, nuk di të pushoj dhe kjo të jep kurajë. Gjithmonë më thotë çfarë të ha, asnjëherë nuk lejon. Çfarë gjarpri”, deklaroi ai.

Ronaldo është duke vazhduar me formën e duhur duke qenë golashënuesi numër një momentalisht në Seria A me 15 gola, ndjekur nga Ciro Immobile dhe Romelu Lukaku me nga 12 gola./Lajmi.net/