Arthur i hapur për kalimin te Arsenal – negociatat në fazën përfundimtare

Mesfushori i Juventusit, Arthur Melo raportohet se është i gatshëm t'i bashkohet Arsenalit në formë huazimi deri në fund të sezonit.

Sport

12/01/2022 18:27

Mikel Arteta nuk e ka fshehur dëshirën për t’u forcuar në mesfushë këtë muaj dhe “Topçinjtë” kanë kërkuar merkato për shtesa të mundshme, me Bruno Guimaraes, Yves Bissouma dhe Gini Wijnaldum të gjithë të lidhur me kalimin në “Emirates”, transmeton lajmi.net.

Megjithatë, duket se Arsenali e ka përqendruar vëmendjen te Arthur dhe po synon një marrëveshje të përkohshme me Juventusin për lojtarin e thellë, i cili ka nisur vetëm tre ndeshje në Serie A këtë sezon.

“RMC Sport” raporton se Arsenali ka ofruar një rrugë reale shpëtimi për brazilianin e pafavorshëm dhe diskutimet janë tani në një fazë të avancuar.

Arthur është i prirur të sigurojë një lojë të rregullt për gjysmën e dytë të sezonit dhe është i përgatitur të përfundojë një kalim gjashtë mujor në ‘Emirates’ me dëshirën për një minutazhë më të lartë.

25-vjeçari shpreson se një periudhë e suksesshme huazimi në Angli mund t’i ringjallë shanset për t’u ftuar nga Brazili, me paraqitjen e fundit kundër Uruguait në kualifikimet e Kupës së Botës në nëntor 2020.

Juve pritet të marrë një vendim përfundimtar për të ardhmen e Arthurit pas ndeshjes së tyre finale të Superkupës me Interin. Trajneri Massimiliano Allegri thuhet se nuk është i sigurt për sanksionimin e një lëvizjeje.

Gjigantët e Serisë A do të dëshironin të kishin një zëvendësues të rreshtuar përpara se të lejonin që Arthur të largohej ose në baza të përhershme ose të përkohshme.

Arthur ka luftuar për të përmbushur pritshmëritë pasi iu bashkua Juventusit nga Barcelona në qershor 2020, një lëvizje që pa mesfushorin Miralem Pjanic të shkonte në drejtim të kundërt.

Braziliani ka kontratë edhe tre vite e gjysmë me “Zonjën e Vjetër”./Lajmi.net/