Arteta për lëndimin e Zinchenkos: Duhet të jemi pak të qetë
Trajneri i Arsenal, Mikel Arteta, ka folur në lidhje me Oleksandr Zinchenko. Zinchenko luajti për herë të fundit për Arsenalin gjatë fitores së derbit të Londrës veriore ndaj rivalëve të hidhur Tottenham, dhe ka humbur tre ndeshjet e fundit në të gjitha garat. E përpara ndeshjes së nesërme ndaj Leeds United, trajneri i ‘Topçinjve’ tha…

Sport
Trajneri i Arsenal, Mikel Arteta, ka folur në lidhje me Oleksandr Zinchenko.
Zinchenko luajti për herë të fundit për Arsenalin gjatë fitores së derbit të Londrës veriore ndaj rivalëve të hidhur Tottenham, dhe ka humbur tre ndeshjet e fundit në të gjitha garat.
E përpara ndeshjes së nesërme ndaj Leeds United, trajneri i ‘Topçinjve’ tha se duhet të jenë të qetë në lidhje me rikuperimin e ukrainasit.
“Ai është në dyshime për nesër. Me Alex, nuk e di, ai nuk ka qenë ende në fushë. Kështu që ne duhet të jemi pak të qetë”, u shpreh spanjolli.
Arsenali do jenë mysafir të Leeds United nesër, nga ora 15:00./Lajmi.net/