Arteta: Newcastle ishin 10 herë më të mirë sesa ne, s’jemi askund afër nivelit të top katërshes

Mikel Arteta është shprehur i dëshpëruar pas humbjes së mbrëmshme ndaj Newcastle.

Sport

17/05/2022 08:15

Arsenal pësoi një humbje 2:0 ndaj Newcastle, për të çuar në minimum shpresat për një kualifikim në top katërshe.

Pas ndeshjes, trajneri i ‘Gunners’, Arteta ka thënë se skuadra s’është askund afër nivelit të top katërshes dhe se Newcastle ishin 10 herë më të mirë.

“Newcastle merituan fitoren dhe ishin shumë më të mirë sesa ne. Nuk treguam asgjë. Ata ishin më të mirë në secilin aspekt. Është dëshpëruese që Newcastle ishin 10 herë më të mirë sesa ne”, ka thënë Arteta, transmeton lajmi.net.

“Paraqitja nuk ishte askund me nivelin që na duhet ne për të qenë në Champions League. Jam thellësisht i zhgënjyer. Është e dhimbshme. Ishte në duart tona dhe tani nuk është në dorën tonë. Duhet të mposhtim Evertonin dhe të presim për një fitore në Norwich ndaj Spurs. Në futboll gjithmonë ka një shpresë të vogël”, shtoi mes tjerash trajneri.

Arsenal ka dy pikë më pak sesa Tottenham dhe goldiferencë më të dobët. Edhe me një barazim të Tottenham, ‘Gunners’ mbesin jashtë Champions League. /Lajmi.net/