Arteta: Mezi e pres ndeshjen ndaj Tottenham, shkojmë për të fituar
Mikel Arteta e dëshiron me çdo kusht kualifikimin në Champions League, para rivalit të qytetit, Tottenhamit.
Sport
Arteta ka thënë se mezi po e pret takimin përballë Tottenham, që do të zhvillohet xhiron e ardhshme.
Spanjolli pret që skuadra e tij të jetë më konkrete dhe pret fitore në udhëtimin e vështirë.
“Duhet të jemi të pamëshirshëm”, ka thënë Arteta, transmeton lajmi.net. “Mezi e pres këtë ndeshje”, shtoi ai.
“Plani është që të shkojmë atje dhe të fitojmë”, tha mes tjerash trajneri i Arsenal.
Nëse Arsenal arrin ta mposht skuadrën e Tottenham, atëherë siguron kualifikimin në Champions League. /Lajmi.net/