Arteta konfirmon që Arsenal nuk e do Agueron
Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta ka mohuar të gjitha spekulimet që klubi do mundohet të nënshkruajë me sulmuesin e Manchester Cityt, Sergio Aguero.
Sport
City konfirmoi që argjentinasi do largohet në fund të edicionit dhe shumë gjigantë evropianë janë në garë për të, pavarësisht moshës dhe lëndimeve muskulore, transmeton lajmi.net.
Arteta ka punuar me Agueron gjatë kohës kur ishte asistent i Guardiolas te City, por ka mohuar transferimin e mundshëm të sulmuesit.
“Jo, jo, jo… do shohim çfarë do të ndodh me të ardhmen e tij. Sergio ka kualitet unik që sheh hapësira që askush nuk i sheh dhe shënon gola shumë lehtë, pra jam i sigurt se ai do gjejë projektin e duhur”, tha ai.
Barcelona shihet si favorit për të nënshkruar me Agueron, por interesim kanë shprehur edhe Inter dhe Juventus./Lajmi.net/