Arteta: Është ndjenjë e çuditshme që unë po e rivalizojë Guardiolën

Mikel Arteta, trajneri i Arsenalit, ishte asistent i Pep Guardiolës te Manchester City dhe pranon se është një ndjenjë e çuditshme që ai po lufton me bashkëkombësin e tij. “Topçinjtë” kryesojnë Premier Ligën, me 50 pikë, ndërsa “Qytetarët”, që kanë një ndeshje më shumë në krahasim me londinezët, janë në vendin e dytë, me 45…

Sport

26/01/2023 16:34

Mikel Arteta, trajneri i Arsenalit, ishte asistent i Pep Guardiolës te Manchester City dhe pranon se është një ndjenjë e çuditshme që ai po lufton me bashkëkombësin e tij.

“Topçinjtë” kryesojnë Premier Ligën, me 50 pikë, ndërsa “Qytetarët”, që kanë një ndeshje më shumë në krahasim me londinezët, janë në vendin e dytë, me 45 pikë.

“Më mirë do ta bëja me trajnerë të tjerë. Kur jemi në këtë lloj lufte, gjithmonë diçka del në mes. Është një ndjenjë e çuditshme”, ka thënë Arteta.

Trajneri më pas foli edhe për reprezentuesin ukrainas Zinchenko për të cilin tha se është lojtar i shkëlqyer.

“Ne e dimë se ai është një lojtar i shkëlqyer dhe se jep gjithçka që duhet për pozicionin e mbrojtësit të majtë. Ai na jep shkathtësi, por është gjithashtu një lojtar i vëmendshëm, ai gjen hapësira që janë shumë të rëndësishme për ne. Do të theksoja intensitetin dhe përvojën e tyre nga e kaluara dhe që janë të dobishme tani.”, theksoi trajneri.

Kujtojmë që nesër përballen Manchester City dhe Arsenal, në kuadër të FA Kupë./Lajmi.net/