Arteta do t’i ketë 50 milionë në dispozicion për merkaton e janarit
Arsenal mund të jetë një prej skuadrave aktive në merkaton e janarit. Skuadra londineze ka bërë një start perfekt në Premier League këtë edicion dhe mban aktualisht pozitën e parë. Krerët e klubit duan të vazhdojnë këtë ritëm dhe për këtë arsye ata do t’i japin trajnerit Mikel Arteta 50 milionë funte në dispozicion për…
Sport
Arsenal mund të jetë një prej skuadrave aktive në merkaton e janarit.
Skuadra londineze ka bërë një start perfekt në Premier League këtë edicion dhe mban aktualisht pozitën e parë.
Krerët e klubit duan të vazhdojnë këtë ritëm dhe për këtë arsye ata do t’i japin trajnerit Mikel Arteta 50 milionë funte në dispozicion për merkaton, përcjell lajmi.net.
Sipas ‘The Sun’, me 50 milionë eurot në fjalë, Arteta do të synojë të afrojë 2 lojtarë.
Prioritet pritet të jetë njëri nga Yuri Tielemans ose lojtari i Shakhtar, Mykhaylo Mudryk.
Mbetet të shihet se cilat do të jenë lëvizjet e ‘Gunners’ në merkaton e verës. /Lajmi.net/