Artan Hajrizi tregon se i kërkoi Fatonit të dorëzohet: Veç i vdekur, se i gjallë nuk dorëzona më tha

Artan Hajrizi është emri më i kërkuar nga autoritetet serbe. Vrasja e një polici serb dhe plagosja e një tjetri dhe gjetja e dokumenteve të tij në një veturë që u ndalua në pikë kontrolli bëri që ai të kërkohet gjithandej. Por në fakt, Artan Hajrizi është deklaruar hapur rreth kësaj ngjarje. Ai në një…

Lajme

18/07/2024 13:24

Artan Hajrizi është emri më i kërkuar nga autoritetet serbe. Vrasja e një polici serb dhe plagosja e një tjetri dhe gjetja e dokumenteve të tij në një veturë që u ndalua në pikë kontrolli bëri që ai të kërkohet gjithandej.

Por në fakt, Artan Hajrizi është deklaruar hapur rreth kësaj ngjarje.

Ai në një deklarim ekskluziv të bërë për lajmi.net theksoi se nuk ka të bëjë me rastin, por se vëllai i tij , Faton Hajrizi i kishte vjedhur dokumentet.

Sipas Artan Hajrizit, Fatoni i vodhi atij dokumentet por para se t’i merrte ato kishte shëtitur në vende të ndryshme, si Gjermania, Italia, Spanja (por me dokumente të tjera).

Artani ndër të tjerash deklaroi se i ka kërkuar Faton Hajrizit që të dorëzohet tek autoritete kosovare pas arratisjes, por se nuk e ka dëgjuar.

Madje i kishte thënë se nuk kthehet i gjallë.

“Jo s’kam folur me Fatonin, s’kam kontaktu as sen. Çfarë apeli me i bë unë atij, badihava. Unë i kam thënë shko dorëzohu në koftë nevoja për avokat e sene të ndihmojë unë, s’u duftë me ikë. Jo unë veç i vdekur se i gjallë nuk dorëzona”, përfundoi ai.

Faton Hajrizi është arratisur nga burgu i Smrekonicës nga data  6 korrik. I njëjti njihet si recidivist i veprave të ndryshme penale.

Kapja e tij nuk arriti të bëhej, derisa sot ai kërkohet si i dyshuar edhe për një vrasje tjetër.

Për më tepër dëgjojeni rrëfimin e tij të dhënë për lajmi.net./Lajmi.net/