Arsyeja kryesore pse Bale refuzon largimin nga Real Madrid

Gareth Bale thuhet se nuk ka dëshirë të largohet nga Real Madrid gjatë verës.

Sport

26/03/2021 15:16

Reprezentuesi i Uellsit konfirmoi këtë javë se ai do të kthehet në Santiago Bernabeu, sapo të skadojë kontrata e tij e huazimit në Tottenham Hotspur.

Madridi kishte shpresuar të largonte Bale në një marrëveshje të përhershme, por El Confidencial sugjeron se po duket gjithnjë e më e vështirë që të ndodhë, transmeton lajmi.net.

Uellsiani nuk duket të jetë i gatshëm të largohet nga ‘Los Blancos’ pikërisht për pagat e larta që merr aty dhe ato nuk mund të ofrohen nga ndonjë klub tjetër (13 milionë euro në sezon).

31-vjeçari ka kaluar një periudhë deri diku mesatare me Spurs këtë sezon, duke shënuar dhe asistuar së bashku 13 gola në 25 paraqitje.

Kontrata e tij me Real Madrid përfundon në vitin 2022 dhe ai mund të largohet si një agjent i lirë./Lajmi.net/