Arsenali vihet pas Asensios

Arsenali është vënë pas mesfushorit Marco Asensio.

Sport

17/06/2022 09:07

Lojtari është në vitin e fundit të kontratës me Real Madridin dhe pikërisht ky fakt mund t’i bind “Los Blancos” për ta vënë atë në shitje, transmeton lajmi.net.

Spanjolli e pati një sezon me lëndime, çka ia pamundësoi një vend në formacionin titullar.

Sipas The Sun, oferta e Arsenalit për lojtarin pritet të jetë 40 milionë euro.

Mbetet të shihet nëse lojtari do të dakordohet për një largim nga “Santiago Bernabeu”, apo do të luftojë për një vend titullar. /Lajmi.net/