Arsenali vazhdon serinë e fitoreve – mposht edhe Fulhamin
Arsenal ka mposhtur Fulhamin. Ndeshja e xhiros së katërt në Premier Ligë në mes Arsenalit dhe Fulhamit ka përfunduar 2:1. Pavarësisht rasteve të krijuara nga ekipet, pjesa e parë u mbyll pa gola, përcjell lajmi.net. Në 45 minutat e tjerë, ishin mysafirët që kaluan në epërsi. Mitrovic shënoi në minutën e 56`, për rezultatin 1:0…
Sport
Arsenal ka mposhtur Fulhamin.
Ndeshja e xhiros së katërt në Premier Ligë në mes Arsenalit dhe Fulhamit ka përfunduar 2:1.
Pavarësisht rasteve të krijuara nga ekipet, pjesa e parë u mbyll pa gola, përcjell lajmi.net.
Në 45 minutat e tjerë, ishin mysafirët që kaluan në epërsi.
Mitrovic shënoi në minutën e 56`, për rezultatin 1:0 në favor të Fulham.
Por, ‘Topçinjtë’ nuk u ndalen dhe rikthyen rezultatin.
Fillimisht barazoi Martin Odegaard në të 64` minutë.
Për rezultatin final 2:1 në të mirë të Arsenal u përkujdes Gabriel Magalhaes.
Kështu në katër ndeshje sa ka zhvilluar ekipi i Mikel Artetas, kanë po aq fitore, kurse Fulham pëson edhe humbjen e radhës./Lajmi.net/