Arsenali u këndell, Arteta shpallet më i miri i muajit në Premier Ligë

Skuadra e Arsenalit është këndellur pas startit shumë të dobët në Premier Ligë.

Sport

08/10/2021 14:04

‘Topçinjtë’ e nisën edcionin në mënyrë katastrofale duke pësuar tre humbje në tri ndeshjet e para, shkruan lajmi.net.

Megjithatë, me kalimin e kohës Arsenali nisi të marr vetën dhe gjatë muajit shtator arriti tri fitore në tri ndeshje të luajtura.

Falë këtyre paraqitjeve të mira, Mikel Arteta është shpallur si trajneri më i muajit shtator në Premier Ligë.

Premier Liga ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se Arteta ka fituar çmimin si më i miri i muajit.

Në ndërkohë, Arsenali renditet në pozitën e 11 në ligë me 10 pikë të grumbulluara pas shtatë ndeshjeve të para. /Lajmi.net/