Arsenali, shumë i sigurt në nënshkrimin e kontratës së Saka
Skuadra e Arsenalit është shumë e sigurt për nënshkrimin e kontratës së re nga Bukayo Saka. Të paktën kështu raporton Fabrizio Romano, transmeton lajmi.net. Gazetari, ndër të tjera, tha se negociatat janë duke vijuar dhe së shpejti pritet një marrëveshje. Vetë lojtari është shumë i kënaqur me situatën që është duke e kaluar në “Emirates…

Sport
Skuadra e Arsenalit është shumë e sigurt për nënshkrimin e kontratës së re nga Bukayo Saka.
Të paktën kështu raporton Fabrizio Romano, transmeton lajmi.net.
Gazetari, ndër të tjera, tha se negociatat janë duke vijuar dhe së shpejti pritet një marrëveshje.
Vetë lojtari është shumë i kënaqur me situatën që është duke e kaluar në “Emirates Stadium”.
Sikurse edhe në sezonet e kaluara, ai ka arritur ta lërë gjurmën e tij edhe këtë edicion, duke shënuar pesë gola dhe katër asistime në të gjitha garat. /Lajmi.net/