Arsenali “pikëton” dy lojtarë për pozitën e sulmuesit
Arsenal i ka përzgjedhur dy lojtarë të cilët mund ta zëvendësojnë Alexandre Lacazette, në rast se ky i fundit vendos të largohet.
Sport
Francezi ka kontratë deri në verën e këtij viti dhe negociatat për rinovim kanë ngecur.
Duke e parë këtë situatë, “The Gunners” janë hedhur në “gjah” për ta siguruar sa më shpejt pasardhësin e sulmuesit.
Dy objektivat kryesorë janë Darwin Nunez dhe Victor Osimihen që shihen si të duhurit për atë pozitë.
Të dy lojtarët kanë shkëlqyer me ekipet e tyre respektive, e për rrjedhojë, pos “topçinjve” , interes për ta kanë shfaqur edhe Barcelona e Manchester United.
Pos largimit të Lacazette, Arsenal pritet t’i lirojë edhe disa lojtarë të tjerë, përfshirë këtu: Mohammed El Nenyn, Nicolas Pepe, Pablo Mari e Hector Bellerin.
Me shitjen e tyre mendohet se do të krijohen fonde të mjaftueshme për blerjen e një qendërsulmuesi që ka qenë ndër pikat më të dobëta të skuadrës së Artetës këtë sezon.
Gjatë këtij sezoni me Arsenalin, Lacazette ka shënuar vetëm 4 gola në Premier League nga 25 ndeshje të luajtura. /Lajmi.net/