Arsenali nuk planifikon të nënshkruajë një zëvendësues të Jesus

Arsenali nuk është në kërkim të ndonjë sulmuesi të ri. Pavarësisht pasigurisë se sa kohë mund të jetë i lënduar ylli brazilian, Arsenali nuk po planifikon të nënshkruajë një zëvendësues për Gabriel Jesus këtë janar. Kështu së paku njofton ‘Football Insider’, transmeton lajmi.net. Ata pretendojnë se ‘Topçinjtë’ nuk do të kërkojnë të nënshkruajnë një sulmues…

Sport

05/12/2022 15:50

Arsenali nuk është në kërkim të ndonjë sulmuesi të ri.

Pavarësisht pasigurisë se sa kohë mund të jetë i lënduar ylli brazilian, Arsenali nuk po planifikon të nënshkruajë një zëvendësues për Gabriel Jesus këtë janar.

Kështu së paku njofton ‘Football Insider’, transmeton lajmi.net.

Ata pretendojnë se ‘Topçinjtë’ nuk do të kërkojnë të nënshkruajnë një sulmues të ri në huazim ose një marrëveshje të përhershme këtë dimër.

Gabriel Jesus pritet të jetë jashtë fushave për një muaj, por ende nuk ka ndonjë komunikatë zyrtare nga klubi./Lajmi.net/