Arsenali nuk e ka ndërmend ta shesë Gabriel Magalhaes

Skuadra e Arsenalit nuk e ka ndërmend ta shesë qendërmbrojtësin, Gabriel Magalhaes.

Sport

14/07/2022 17:01

Përkundër interesimit të disa skuadrave evropiane, lojtari bën pjesë në planet afatgjata të klubit.

Mikel Arteta po e sheh brazilianin si boshtin e repartit defanziv.

E interesuar për shërbimet e mbrojtësit ishte edhe Juventusi, të cilët ofruan 25 milionë euro dhe dy lojtarë.

Kjo ofertë ende nuk ka marrë përgjigje, por ky qëndrim i “topçinjve” mund të thotë shumëçka në lidhje me planet për të ardhmen e lojtarit. /Lajmi.net/