Arsenali ndalet nga PSV-ja, mbyll me barazim fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve

Arsenali ka barazuar në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve kundër PSV-së, në Ligën e Kampionëve. “Topçinjtë” barazuan 1:1 me PSV-në në “Phillips Stadion” në Eindhoven, në kuadër të Grupit B, shkruan lajmi.net. Nketiah i dha epërsinë londinezëve në minutën e 42-të, gol me të cilin dy skuadrat shkuan në pushim. Pesë minuta pasi…

Sport

12/12/2023 20:40

Arsenali ka barazuar në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve kundër PSV-së, në Ligën e Kampionëve.

“Topçinjtë” barazuan 1:1 me PSV-në në “Phillips Stadion” në Eindhoven, në kuadër të Grupit B, shkruan lajmi.net.

Nketiah i dha epërsinë londinezëve në minutën e 42-të, gol me të cilin dy skuadrat shkuan në pushim.

Pesë minuta pasi nisi pjesa e dytë, Vertessen me një goditje të saktë nga krahu i majtë barazoi shifrat.

Arsenali arriti të realizonte edhe një herë në minutën e 82-të me anë të Kiëior, por goli u anulua nga VAR-i, për pozitë jashtë loje.

Arsenali ka 13 pikë në pozitën e parë në grup, ndërkaq PSV është e dyta me nëntë pikë. Këto dy skuadra janë kualifikuar në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve./Lajmi.net/