Arsenali merr “shtafetën” e Londrës, e fiton derbin kundër Chelseat
Derbi i madh i Londrës i ka takuar Arsenalit të cilët e mposhtën Chelsean, në takimin që i takoi xhiros së 34-të në Premierligë. “Topçinjtë” triumfuan 3:1 kundër rivalëve londinez në stadiumin “Emirates”, shkruan lajmi.net. Martin Odegaard hapi serinë e golave në minutën e 18-të pas asistimit nga mesfushori shqiptar, Granit Xhaka. E njëjta dyshe…
Sport
Derbi i madh i Londrës i ka takuar Arsenalit të cilët e mposhtën Chelsean, në takimin që i takoi xhiros së 34-të në Premierligë.
“Topçinjtë” triumfuan 3:1 kundër rivalëve londinez në stadiumin “Emirates”, shkruan lajmi.net.
Martin Odegaard hapi serinë e golave në minutën e 18-të pas asistimit nga mesfushori shqiptar, Granit Xhaka.
E njëjta dyshe doli në skenë edhe në minutën e 31-të për epërsinë e dytë të londinezo-veriorëve.
Vetëm tre minuta më vonë, sulmuesi Jesus iu shtua listës së golashënuesve për golin e tretë të ekipit të Mikel Artetas.
“Blutë” e Londrës tentuan të ktheheshin në lojë në minutën e 65-të me golin e Maduekes, por kjo ishte e gjitha çfarë ata bën në këtë sfidë.
Arsenali me këtë fitore rikthehet në vendin e parë me 78 pikë, dy më shumë se Manchester City që ka dy ndeshje më pak të zhvilluara.
Chelsea mbetet i 12-ti me 39 pikë të grumbulluara gjithsej./Lajmi.net/